Një nga takimet e javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së OKB është fokusuar te Lufta kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani siguroi se Shqipëria është në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar keqkuptimet, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimi, ndërsa ka rikujtuar se Shqipëria adoptoi përkufizimin e antisemitizmit nga IHRA në vitin 2020, dhe u bë vendi i parë me shumicë myslimane që e hodhi këtë hap.

Duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformimit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.

Tv Klan