Rreth 3 orë e 30 minuta ka qëndruar në klinikën interne të QKUK-së ish presidenti Hashim Thaçi, i cili ka marrë leje nga Gjykata Speciale për të vizituar babanë e tij i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vizita e tij është përcjellë në masa të rrepta sigurie, ndërsa për të parë daljen e tij nga klinika nuk munguar as vëllezërit e tij dhe familjarët e tjerë.

Nga larg ata përshëndetën vëllain e tyre, i cili rreth orës 14:35 minuta po dilte nga objekti i spitalit. Nuk munguan as-ish bashkëluftëtarët e tij.

“Hashim Thaçit fillimisht i ishte refuzuar kërkesa ndërsa më pas është aprovuar për të vizituar babain e tij i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore”, raporton gazetarja e Tv Klan Blerta Dalloshi Berisha.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi i është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Tv Klan