Havana feston 500 vjetorin me një bienale të veçantë. Kryeqyteti kuban do të pushtohet nga arti piroteknik dhe festimet do të nisin nga 12 Prilli deri në 12 Maj dhe do të titullohet “Ndërtimi i të mundshmes”.

Havana do të transformohet në një skenë të hapur, me skulptura, piktura, murale dhe vepra të 150 artistëve nga 49 vende të ndryshme të botës. Këshilli kombëtar që përkujdeset për këtë event shprehen se ekspozimet do të vendosen në rrugët, sheshe dhe lungomare.

Përveç përkujtimit të themelimit të qytetit në 1519, qëllimi i kësaj bienaleje është të vihet në dukje përshtatja e njeriut me të gjitha barrierat e ndërtuara në botë. Gjithashtu kjo është edhe promovimi i projekteve të artit të përbashkët që inkurajojnë solidaritet dhe tolerancë.

Klan Plus