Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto thotë se aksidentet rrugore me vdekshmëri janë ulur me 20 % që në vitin e parë të qeverisjes se tij dhe se ky ka qene qenë objektivi i qeverisë kur ka ardhur në pushtet.

Duke folur në  konferencën “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë” organizuar nga TAP dhe Avis, Haxhinasto gjeti rastin t’i tërheqë vëmendjen Autoritetit Rrugor Shqiptar për problemet që shfaqen në rrugë me sinjalistikën. Ai i kërkoi  ARRSH-së  të jetë më rigoroze në penalizimin e atyre që ndërhyjnë në  cënimin e sigurisë rrugore.

Edmond Haxhinasto:

“I bëj thirrje publike ARRSH-së të jete me rigoroze  në penalizimin e atyre që ndërhyjnë. Nuk ndodh në asnjë vend të botes që të ketë gomist në rrugë nacionale apo të ketë dëmtime të tabelave sinjalizuase”

Ndërsa Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, duke iu referuar shifrave,  tha se Shqipëria investon disa herë më pak se vendet e rajonit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Tahseen Sayed, Drejtore e Bankës Botërore  për Shqipërinë:

Shqipëria harxhon 3000 euro për kilometër në vit për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohe që vendet e rajonit harxhojnë 5-7 mijë dollar për kilometër në vit. Që të forcohet siguria rrugore duhet të shtohen fondet për mirëmbajtjen”.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT numri i aksidenteve në rrugët e Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë është rritur 10,5 %. Rritje ka pësuar edhe numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore me 3.8%. /TV KLAN