Analisti Baton Haxhiu thotë se gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur dje në veri të Kosovës, për të cilin nuk ka folur askush, është sipas tij distancimi i 2 priftërinjve serbë për hyrjen me dhunë të sulmuesve brenda Manastirit të Banjskës.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Haxhiu thotë se nëse formacionet e priftërinjve do ta kishin mbrojtur manastirin brenda ambienteve të tij, atëherë qasja do të ishte ndryshe.

Baton Haxhiu: Nuk po flasim për një kufi që kontrollohet, por po flasim për një kufi poroz. Gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur dje që askush nuk e përmend: 2 priftërinj të rëndësishëm serbë, Sava në Deçan dhe Aji në Prizren janë distancuar që në mëngjes për hyrjen me dhunë brenda manastirit dhe kjo i ka dhënë një kahje tjetër, që po këto formacione kishtarësh ta kishin mbrojtur brenda, atëherë qasja do të ishte krejt ndryshe.

Blendi Fevziu: Pse ka formacion kishtar që mbron vrasjen e një polici?

Baton Haxhiu: Për të gjithë ata që nuk e dinë, Njësitë Speciale të Serbisë, të gjitha formacionet ushtarake që dalin në pension të hershëm, bëhen pjesë e kishës. Në një mënyrë, ata duken sikur janë njerëz, por në një farë mënyrë janë legjenarë./tvklan.al