Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar mbrëmjen e së martës në “Opinion” publikimin një natë më parë nga ana e Presidentit Ilir Meta të mesazheve që një diplomat i huaj i kishte dërguar këshilltarit të tij.

Baton Haxhiu: Modeli i politikanit të Ilir Metës është i vjetruar, për arsye se ky model ndërton politikën mbi prapaskena, mbi gjëra të cilat nuk janë institucionale. E gjithë intervista e tij ishte e ndërtuar mbi emra të përvetshëm, mbi personazhe si ky i ambasadorit me këshilltarin e tij që në vetvete…

Blendi Fevziu: Në vetvete është normal ai lloj mesazhi?

Baton Haxhiu: E para nuk është normal publikimi nga Presidenti i një mesazhi të tillë. Ai ka mekanizma për t’i shëruar këto momente dhe ka mekanizma për të folur direkt me ambasadorët. Së pari nuk është kulturë politike bartja e mesazheve private në publik. Kjo është e mirë për gazetarinë, për publikun, por një president nuk guxon ta bëjë këtë. /tvklan.al