Haxhiu: Rama nuk është dëmtuar nga protestat



Haxhiu: Rama nuk është dëmtuar nga protestat

22:20 17/12/2020

Analisti Baton Haxhiu mendon se nga protestat e fundit në Shqipëri nuk e kanë dëmtuar kryeministrin Edi Rama. Gjatë emisionit “Opinion”, Haxhiu arsyetoi se Rama nuk është dëmtuar për shkak të dhunës që u përdor në tubime.

Blendi Fevizu: Është dëmtuar Rama nga kjo protestë?

Baton Haxhiu: Jo, sepse protesta nuk u shndërrua paqësore, por në protestë të dhunës.

Sipas analistit, në protesta kanë dalë të pakënaqurit. Haxhiu tha se qytetarët e Tiranës nuk e duan dhunën. Personat që kanë dashur ta ashpërsojnë protestën sipas Haxhiut kanë qenë politikë.

“Protestuesit janë të pakënaqurit. Të pakënaqurit janë gjithmonë të gatshëm të organizohen. Por në përvojën time, të asaj çfarë ka ndodhur në vitin 2011, Tirana nuk e do dhunën. Qytetarët në Tiranë e gjykojnë saktë, se cili e bën dhunën dhe ju e dini çfarë ka ndodhur në zgjedhjet lokale 2011 edhe pse ka qenë një demonstratë e madhe. Prapë po them që çdo përpjekje për ta kthyer çdo demonstratë në demonstratë të dhunës unë  mendoj se qytetarët e marrin vendimin siç e kanë marrë dhe atëherë. Duhet të themi që gjithmonë një grup i vogël anarkistësh që nuk kanë një kontroll të duhur janë të gatshëm të shkojnë nga dhuna. Nëse do menaxhohej mirë dhe do kishte qëllim kjo protestë unë konsidero që shumica në protestë është shumë më e rëndësishme se dhuna. Ajo që i ka munguar kësaj proteste është që njerëzit të cilët kanë dashur ta ashpërsojnë protestën, kanë qenë njerëz politikë. Ata që kanë dalë në protestë nuk kanë qenë njerëz politikë. Ata në një moment kanë protestuar kundër vrasjes që ka bërë polici. Esenca pse protesta nuk është shndërruar në protestë masive është që politika menjëherë e përdori në një farë kuptimi ia dha shijen e dhunës  që kjo protestë ka qenë rast që 24% e të pakënaqurve të hyjë në vallen për ta ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh Haxhiu./tvklan.al






Të ngjashme