Mbrëmjen e kësaj të mërkure, emisioni “Opinion” në Tv Klan analizoi të gjitha sondazhe e zhvilluara nga mediat shqiptare për zgjedhjet e 25 Prillit.

Analisti Baton Haxhiu deklaroi se nga të gjitha sondazhet, kryeministri Edi Rama qëndron shumë më lart se liderët e tjerë të partive politike. Sipas tij, liderët e tjerë bashkë nuk bëjnë popullaritetin që ka Rama.

“Realisht Edi Rama në këtë moment shikoni të gjitha sondazhet, është shumë larg, jo vetëm prej një lideri, por prej të treve bashkë. Të tre bashkë nuk bëjnë popullaritetin e Edi Ramës”, tha Haxhiu.

Ky koment i Haxhiut solli reagimin e analistit Artan Hoxha, i cili tha se “Në qoftë se 50% janë jo më keq se ç’kanë qenë para një viti natyrisht, që kështu do dalin, janë të lumturit e Edi Ramës”./tvklan.al