“Nihal” dhe “Alp” do të jenë protagonistët e serialit të ri

Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun, bëhet fjalë për Hazal Kaya (siç e njihni ndryshe Nihal në serialin “Dashuri e ndaluar” ose Maral) do të jetë pjesë e produksionit “Pera Palas” të Netflix.

Partneri i saj në këtë serial do të jetë aktori i njohur Selahattin Pasali (Alp në serialin “Rrahje Zemre” të transmetuar në Tv Klan ose Osman në serialin “Dashuri 101”, produksion i Netflix).

Ky do të jetë produksioni i dytë për Pasalin në Netflix, pas suksesit të “Dashuri 101” ku është konfirmuar edhe një tjetër sezon.

“Mesnatë në pallatin Pera” është një serial i bazuar në librin e shkrimtarit Charles King me të njëjtin titull ku tregohet se si është ngritur Stambolli modern. Gjithsej janë planifikuar 8 episode për këtë serial i cili do të jetë i disponueshëm në platformën Netflix. /tvklan.al