100 milionë paund do të kërkojë Chelsea nëse mesfushori organizator Eden Hazard do të kërkojë të largohet në drejtim të Real Madrid. Lajmet e fundit të merkatos bëjnë të ditur se gjigandët spanjollë kanë lëshuar sinjale të forta për afrimin e futbollistit belg.

Nga Anglia pritet të largohet edhe Mesut Ozil. Lojtari më i paguar i Arsenalit, me 350 mijë paund në javë duket se ka kërkuar nga klubi të largohet. Trainerit Emery është shprehur dakord me këtë kërkesë, pasi do të ketë mundësi financiare të afrojë lojtarë të tjerë.

E nëse ka largime nga Premier League duket se po luftohet shumë për një qëndrim.

Sipas mediave vendase, lojtarët e Manchester United kanë shprehur dëshirën që Ole Gunnar Solskjaer të emërohet trajner me të gjitha kompetencat.

Në pritje të mësojë për të ardhmen e Higuain, Milan nuk po qëndron duarlidhur. Kuqezinjtë kanë kontaktuar me Genoan për sulmuesin Krzysztof Piatek. Milan shpreson ta huazojë me të drejtë blerjeje. Ndërkaq Chelsea nuk i ka bërë ende një ofertë konkrete Juventusit për Higuain, edhe pse trajneri Sarri po kërkon me insistim argjentinasin.

Tv Klan