Shqiptari shpallet futbollisti i vitit
Rubin Hebaj është shpallur futbollisti më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit.
Sulmuesi shqiptar pjesë e skuadrës Andijan mori 11 pikë më shumë se rivali më i afërt nga votimi i 18 ekspertëve të pavarur.
Rubin Hebaj, i cili u transferua shkurtin e 2023 në Uzbekistan ka shënuar 12 gola në sezonin e fundit. Hebaj është nën kontratë me Andijan deri në fund të këtij viti.
Tv Klan