Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi në tjetër padi të banorëve të Margegajt në Tropojë në lidhje me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbonë.

Paditësit kundështuan në gjykatë zgjatjen me gjashtë muaj të lejes ndërtimore të këtyre veprave hidrike. Por kërkesa e tyre për shfuqizimin e zgjatjes së lejes nuk gjeti miratimin e gjykatës.

Në Nëntor të vitit 2017 një tjetër trupë gjyqësore e Gjykatës Administrative rrëzoi padinë e 27 banorëve kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.

/abcnews.al