Ky është momenti drithërues kur një grua e tmerruar hedh tre fëmijët e saj nga një ndertesë nën flakë në Korenë e Jugut.

30 vjeçarja Precious Enyioko, për të shpëtuar tre vogëlushet, përkatësisht 7-muajsh, 3 dhe 4- vjeçar vendos t’i hedh ata nga kati i katërt i ndërtesës teksa forcat zjarrëfikëse dhe ato ushtarake i prisnin ata.

Teksa tymi i zi dilte me shtëllunga të mëdha nga dritaret e ndërtesës, nëna e dëshpëruar për t’i shpëtuar të vegjëlit e saj nga asfiksia i bindet ekipit të zjarrëfikësve, për t’i lënë fëmijët të bien drejt e në batanijen e hapur disa metra poshtë katit të katërt të pallatit.

Britamat e njerëzve të mbledhur në vendgjarje shoqëronin çdo hedhje të fëmijëve deri sa ata binin të sigurtë në batanijen e forcave zjarrëfikëse. Pasi shpëtoi tre fëmijët, në fund i takoi nënës 30-vjecare të hidhej nga dritarja.

“Ishte shumë e vështirë të hidhja fëmijët e mi. Në dhomë ishte errësirë dhe fëmijët po kolliteshin e po qanin. Kur pashë poshtë se batanija e madhe mbahej nga njerëz të ushtrisë falenderova Zotin”.

Ngjarja e pabasueshme pati një fund të lumtur. Precious Enyioko bashkë me fëmijët nuk pësuan asnjë dëmtim.

Tv Klan