Ka përfunduar seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve, Besa Baftiu e Donika Kadaj-Bujupi.

Haxhiu, Lekaj, Baftiu dhe Kadaj Bujupi janë deklaruar si të pafajshëm, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 18 Maj.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës./klankosova