Për shumë besimtarë nuk ka Pashkë pa hedhjen tradicionale të vezëve. Por në Horhausen, një qytet i vogël në Gjermaninë perëndimore, qytetarët krijuan traditën e tyre duke organizuar një garë.

Pas një pauze dy vjeçare për shkak të kufizimeve të COVID-19, tradita u rikthye me entuziazëm në mesin e besimtarëve të krishterë. Besimtarët kanë hedhur vezët me ngjyra të ndezura në një livadh.

Distanca është një faktor, por veza duhet të jetë e pathyer kur hidhet, shpjegoi kryebashkiaku Thomas Schmidt, i cili përshëndeti rikthimin e ngjarjes.

Ndërkohë që në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe refugjatë ukrainas. Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, Gjermania ka dokumentuar ardhjen e mbi 300 mijë ukrainasve në vend.

Gara e hedhjes së vezëve në Horhausen ka mbushur 34-vjetorin e saj këtë vit.

Klan News