Lufto për ëndrrat e tua ky është shembulli më i mirë që ka dhënë modelja me famë botërore Heidi Klum, e cila ka një karrierë shumë të suksesshme në botë e modës.  Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj drejt realizimi të ëndrrave në vitin 1992.

Gjatë një interviste për Australia’s Body+Soul, modelja ka rrëfyer edhe vështirësitë e fillimit, ku njerëzit ishin shumë skeptike që ajo do të korrte sukses në industrinë e modës. “Kur fillova në vitin 1992 njerëzit më thonin: Oh jo, e ke trupin plot forma!. Nuk isha mjaftueshëm e dobët për askënd”.

Skepticizmi i treguar nga të tjerët nuk e ka penguar modelen gjermane që të arrinte majën e suksesit. Pavarësisht të gjithave ajo nuk ka dëgjuar fjalët ë të tjerëve dhe ka ecur përpara, duke u bërë një nga modelet më të famshme në botë.

Me sa duket modelingu do të jetë profesioni që ka zgjedhur për të ardhmen edhe vajza e modeles, 17-vjeçarja Leni. Heidi ka deklaruar se këshilla që i ka dhënë të bijës është që të bëj gjithmonë atë që dëshiron.

I kam thënë asaj, në fund të ditës ti duhesh të jesh e lumtur me vetën. Dhe mos bëj asgjë nëse nuk dëshiron ta bësh. Është në rregull të thuash jo. Nuk ke pse t’i kënaqësh gjithmonë të tjerët”.

Modelja me famë botërore dhe ish-bashkëshortin e saj, këngëtari Seal janë prindër të 4 fëmijëve.

Klan News