Modelja thotë me shaka se martesa me bashkëshortin 17 vite më të ri e ka ndihmuar

Heidi Klum ka  zbuluar sekretin e saj për t’u dukur kaq e re. Në një intervistë të dhënë së fundmi supermodelja ka folur martesën e saj me bashkëshortin Tom Kaulitz, duke bërë shaka për mënyrën sesi muzikanti i cili është 17 vjet më i vogël se ajo  e ka ndihmuar atë të ruajë shkëlqimin e saj rinor përgjatë viteve.

Unë i thith gjakun  atij, kjo është ajo që bëj“, u shpreh supermodelja sigurisht në formën e shakasë.

Duke reflektuar mbi romancën e tyre, anëtarja e jurisë së America’s Got Talent , tha se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe të dy shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Klum dhe Kaulitz u martuan në një ceremoni të mbushur me yje të shoubizit në Capri, Itali, në Gusht të vitit 2019 ndërsa fejesa e tyre ndodhi në prag të Krishtlindjeve në 2018.

Kujtojmë se modelja e njohur ka qenë e martuar më parë me këngëtarin Seal nga viti 2005 deri në 2014 dhe më herët me stilistin e famshëm Ric Pipino nga viti 1997 deri në 2002.

Klan News