Hekuran Hoxha, personi që do trafikonte drogën që do prodhohej ne laboratorin e Hasit, dhe Admir Hoxha ideator dhe financues i projektit, kanë qenë nën përgjim nga Prokruroria e Krimeve të Rënda. Në dosje thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime te vazhdueshme me të ndaluarin e dy ditëve me parë.

Ata flasin per prodhimin e sasive të ndryshme të drogë dhe më pas trafikimin e saj. Po ashtu, sqarohet se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”. Sipas prokurorisë, ky i fundit bashkëpunon ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut , ku qëllimi është trafikimi i droges në vendet e Europës Perëndimore. Ideatori i laboratorit, Admir Hoxha prej 3 muajsh është në kërkim pasi nuk është ndaluar.

Por i gjithë aktiviteti i tij është i dokumentuar në dosjen e prokurorisë. Biznesmeni kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe një kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta. Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin.

Tv Klan