Gjatë muajit Prill ka pasur një përmirësim të dukshëm në hekurudhat gjermane  sepse është shtuar numri i udhëtarëve dhe transporti i mallrave.

Tendenca në rritje e javëve të fundit konfirmon se njerëzit duan të marrin përsëri trenin për të udhëtuar, thotë shefi i hekurudhave Richard Lutz. Humbja operative  para deklarimit të taksave dhe pagesave të interesit do të jetë rreth dy miliardë euro. Ky do të ishte një rezultat dukshëm më i mirë se vitin e kaluar, kur hekurudha shënoi humbje prej më shumë se 4.7 miliardë euro para taksave dhe interesit, e që në fund rezultoi madje me humbje të përgjithshme prej 5.7 miliardë euro. Muajt ​​e karantinës nga fillimi i këtij viti mbase nuk do të mund të kompensohen në tërësi, por rezultatet sivjet do të jenë shumë më të mira se një vit më parë. Pasojat e katastrofës së përmbytjes kanë shkaktuar një dëm prej rreth 1.3 miliardë euro. 

Trafiku në distanca të gjata shkaktoi kryesisht rënie në muajt e parë të këtij viti me një humbje operative prej mbi një miliardë eurosh. Edhe transporti i mallrave dhe transporti lokal kanë shënuar humbje, por humbjet këtë vit ishin dukshëm më të vogla sesa në në gjysmën e parë të vitit 2020. Humbja operative në këtë segment ishte rreth 975 milionë euro, pothuajse përgjysmë më pak se gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Klan News