Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Rama shkruan se ky projekt pritet që përfundimin fizik ta ketë në vitin 2024. Me përfundimin e kësaj hekurudhe udhëtimi nga Tirana në Durrës do të zgjasë vetëm 12 minuta.

Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024. Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta”, shkruan kreu i qeverisë./tvklan.al