Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Peleshi thotë se dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.

Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen./tvklan.al