Një helikopter që do të transportonte një zemër të dhuruar për transplant u përplas pak përpara se të ulej në tarracën e spitalit të Los Anxhelosit. Videoja e filmuar nga dëshmitarët e rastit tregon momentet dramatike të tmerrit. Ata dëgjohen qartë të bërtasin, teksa helikopteri rrotullohet dhe bie në pistën e uljes.

“O Zoti im, o Zoti im”, dëgjohen të ulërasin njerëzit poshtë ndërtesës.

Fatmirësisht asnjë nga anëtarët e bordit nuk u dëmtua dhe zemra për transplant u shpëtua, pavarësisht se njërit prej mjekëve i rrëshqiti nga dora.

Helikopteri privat ishte tetë vendësh dhe po udhëtonte nga San Diego. Sipas raportimeve, u desh të pritej që të nxirrej organi jetësor nga helikopteri i dëmtuar.

Por nga pamjet e Sky Five, një prej mjekëve rrëzohet bashkë me organin në dorë, në përpjekje e sipër për t’u larguar nga rrëmuja. Fatmirësisht zemra nuk u dëmtua dhe ju dha përsëri spitalit./tvklan.al