Reagimi i pilotit shqiptar shmang tragjedinë

Reagimi i menjëhershëm i pilotëve shqiptare ka shmangur një tragjedi me një helikopter të Forcës Ajrore “Kugar” në kthim nga Franca.

4 ushtarakët shqiptare po ktheheshin pas një remonti të planifikuar të mjetit fluturues ushtarak nga kompania përgjegjëse për servisin, Airtelis, kur kanë konstatuar rrjedhje të vajit.

Pas këmbënguljes së palës shqiptare, helikopteri është futur sërish në servis ku ka qëndruar dy ditë.

Pas garancisë së kompanisë franceze se defekti u eliminua, helikopteri është nisur në fluturim, por pak minuta pas ngritjes nga toka ka dhënë sinjalet një defekti tjetër. Ekuipazhi shqiptar ka mundur të bëjë manovrat e duhura, duke bërë uljen e emergjencës pa pasoja për jetën e tyre. Aktualisht ushtarakët shqiptarë po qëndrojnë në Itali, në pritje të sqarimeve nga kompania franceze Airtelis, e cila kishte dhënë garanci për mbarëvajtjen e servisit të helikopterit.

Tv Klan