Helikopteri Ingenuity, i bashkëngjitur dhe shoqërues në udhëtim i Roverit Perseverance të NASA-s, ka sjellë në tokë një raport të kënaqshëm dhe po operon siç pritej, thotë agjencia. Nëse do të jetë i suksesshëm, Ingenuity do të jetë helikopteri i parë që do të fluturojë në një planet tjetër, thonë drejtuesit e NASA-s.

Roveri u ul me sukses në sipërfaqen e Marsit të enjten, pasi u nis nga toka më 30 korrik. Perseverance ka sjellë ndërkohë në shtëpi një set impresionues imazhesh që tregojnë se është në gjendje shumë të mirë dhe e gatshme të nisë fazën e kontrollit, para se të nisë udhëtimin në sipërfaqen marsiane.

Tani, ekipi i NASA-s ka kontaktuar direkt me helikopterin, për të parën herë. Ingenuity aktualisht është i fiksuar pas roverit dhe i lidhur me të. Roveri ka përmasat e një makine ndërsa helikopteri peshon rreth 2 kilogramë.

Helikopteri mundi të telefononte tokën përmes roverit duke sjellë të dhëna përmes orbitues të NASA-s në Mars, Reconnaissance, që vepron si një ndërlidhës mes Marsit dhe Tokës dhe që orbiton rreth planetit të kuq që nga 2006.

Klan News