Pesë persona kanë vdekur, pasi helikopteri i tyre u rrëzua në Santa Ana, California.

Piloti dhe 4 pasagjerët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, teksa helikopteri i tyre ra mbi një automjet në një parking makinash dhe fatmirësisht drejtuesi i saj ishte brenda një dyqani.

Piloti kishte njoftuar për një ulje emergjente në Aeroportin John Wayne, kur u rrëzua 1.6 km larg tij, ditën e diel.

Autoritetet kombëtare kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit me 5 të vdekur.

/tvklan.al