Helikopteri/Polumbarët e RENEA –s nxjerrin disa pjesë të motorrit

Helikopteri/Polumbarët e RENEA –s nxjerrin disa pjesë të motorrit

11:28 08/04/2016

Polumbarët e forcave RENEA dështuan në disa tentativa për të ngritur në sipërfaqe helikopterin EC 145, që u rrëzua tre ditë më parë. Orvatjet e tyre nuk sollën rezultat pavarësisht përdorimit të jastëkëve të ajrit. Sipërfaqa e butë e rërës në fundin e liqenit ka bërë që me peshën e prej afro 1 .8 rëndë mjeti të zhytet dhe të jetë e pamundur të lidhen jastëkët e ajrit.

mbetjet 2

Operacioni vijoi edhe gjatë pasdites ku polumbarët arritën të nxjerrin vetëm nga uji vetëm disa pjesë të motorrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse është gjetur ose jo kutia e zezë, që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Në Shkodër ka mbërritur një prej ekspertëve francezë të kompanisë "Eurocopter", i cili do të nisë me ekzaminimin e pjesëve të motorrit, që u nxorrën nga uji.

Pasi ka nisur hetim për ngjarjen, Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr nga hetimet duke ia lënë këtë çështje hetuesve ushtarakë. Gjithashtu edhe për nxjerrjen e mjetit, pritet që të vihen në dispozicion mjetet e ushtrisë.

Prej dy ditësh mjeti që u rrëzua duke i marrë jetën pilotit Floran Delia dhe togerit Donald Hoxha, ruhet nga një motoskaf i policisë kufitare. Në brigjet e liqenit janë vendosur forca të policisë së rendit dhe policisë ushtarake, të cilët nuk lejojnë civilët të afrohen.

Tragjedia me dy viktima dhe një të plagosur ndodhi mesditën e së mërkurës. Helikopteri me tre persona në bord, ishte në një mision stërvitor në veri të vendit.

Tv Klan
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori