Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë ardhur disa denoncime për një produkt të një kompanie komerciale farmaceutike, që përdoret për dhimbjen e kockave dhe për artritin.

Bëhet fjalë për ilaçin “Helix Origjinal”, që shitet në Shqipëri nga dy dyqane të ndryshme, një origjinali dhe një produkti fals. Emisioni “Stop” me anë të një kamere të fshehtë shkoi në dyqanin që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” që mban emrin “Ed Shop” dhe bleu produktin që mban emrin “Helix Origjinal”. Por produkti që tregtohet nga ky dyqan nuk është origjinal, pasi nuk ka asnjë të drejtë ta tregtojë në Shqipëri.

Shitësja: Përshëndetje!

Qytetari: Si kalove?

Shitësja: Përse interesoheni?

Qytetari: Kërkoj një ilaç për artrit!

Shitësja: Përse?

Qytetari: Për artrit!

Shitësja: Ah, për artrit..,po është ky “Heliksi” është “Heliks” origjinal dhe “Heliks” kompleks, këto janë dy llojesh. Personi ka marrë herë tjetër këtu tek ne?

Qytetari: Më duket, se po. Mamaja ka marrë, po.

Shitësja: Ok!

Qytetari: Sa është kjo?

Shitësja: Një është 30-të, të dyja janë 50-të, 50 mijë lekë të vjetra.

Qytetari: Kjo është 50 mijë lekë?

Shitësja: Po dy copë për dy muaj, keni edhe në ofertë dy…

Qytetari: Po kjo?

Shitësja: Kutia?

Qytetari: Kjo vetëm, për kockat këtu.

Shitësja: Po pra!

Qytetari: Vetëm një kështu domethënë, një nga këto më tha, po se kë nga këto… Po kjo besoj, se është.

Shitësja:  Po besoj, se ajo, se ajo është shitur.

Qytetari: Sa është kjo?

Shitësja: Ajo është 30 mijë lekë të vjetra.

Qytetari: Kjo domethënë i bie 30 mijë lekë?

Shitësja: Po për një muaj, për…

Qytetari: Vetëm për 1 muaj është, hë…?

Shitësja: Në qoftë se merrni dy, e merrni me ofertë. Meqenëse është klientë, 45 dy copë.

Qytetari: 45 mijë lekë dy copë hë?

Shitësja: Hë, hë. Kemi dhe ca kremra të bardhë.

Qytetari: Edhe kjo për artritin është?

Shitësja: Po ato janë xhel, për të lyer zonat, ku ka më shumë dhimbje.

Qytetari: Këtu tek kyçet, domethënë tek kupë e gjurit.

Shitësja:  Po, po!

Qytetari: Faleminderit!

Shitësja: S’ka problem! Faleminderit!

Qytetari: Mirupafshim!

Pasi blerjes së të dy produkteve, ku njëri prej tyre është fals, emisioni “Stop” iu drejtua kompanisë në Spanjë që e prodhon këtë produkt, të cilit i treguan për të dy produktet. Menaxheri i shitjeve shpjegoi, se cili nga produktet e blera është fals. Po ashtu ai ka thënë se kompania nuk ka fare distributor në Shqipëri.

Po kush është subjekti, që e tregton “Helix Original” në Shqipëri?

Duke iu referuar numrit të Niptit në faturën e blerjes “Stop” verifikoi zëvendësimin e administratorëve dhe adresave çdo muaj për këtë subjekt me emrin “ED Shop”, gjë që shton dyshimet mbi këtë biznes kontrabandë./tvklan.al