Të paktën 30 persona janë paraqitur në spitalin me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, kur pacientët e parë u paraqitën mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën u shtruan edhe persona të tjerë.

Pacientët janë të grupmoshave të ndryshme dhe dyshohet të jenë helmuar nga uji i kontaminuar që buron nga minierat e Bulqizës. Pas marrjes së mjekimit, ata u larguan për në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor po heton shkaqet e helmimit masiv dhe marrjen e masave për eliminimin e ngjarjeve të tilla.

/tvklan.al