Rastet e përsëritura të helmimeve në disa fasoneri në qarkun e Durrësit dhe  Shkodrës janë diskutuar në Nën/Komisionin Parlamentar të Barazisë Gjinore.

Mungesa e kushteve në punë, mos raportimi i aksidenteve, mungesa e studimeve për materialet që përdoren dhe që rezultojnë të jenë helmuese, pagesa minimale dhe orët e zgjatura të punës janë disa nga çështjet që ngritën përfaqësuesit e  sindikatave dhe shoqatave në mbrojtje të të drejtave punëmarrësve gjatë diskutimeve.

Ndërkohë që drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, por edhe atij të punës ngritën si shqetësimi që kanë numër të pamjaftueshëm punonjësish dhe nuk arrin të bëjnë kontrollin e të gjitha sipërmarrjeve në mbarë vendin.

Ndërsa nga anëtarët e komisionit u ngrit si çështje dhe mungesa e një shërbimi për sëmundjet profesionale. Një tjetër shqetësim që u ngrit gjatë diskutimeve ishte kërkesa e “aleancës gjinore për zhvillim”  që kërkoi verifikimin nga ana e institucioneve përgjegjëse se cilët marka prodhohen në vendin tonë, pasi tregtohen jashtë dhe nuk njihet prodhimi “Made in Albania”.

Klan Plus