Britania e Madhe ka bërë kërkesë që të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të diskutuar në lidhje me helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.

Ish-agjenti sekret u helmua disa ditë më parë së bashku me vajzën e tij Julia, përmes një substance të konsideruar si gaz nervor. Ata mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital. Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se Skripal, i cili jeton në Angli, u helmua me një substancë ruse. Pikërisht për këtë arsye, May i kishte lënë afat Rusisë të shpjegonte se si një gaz nervor rus është përdorur për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë.

Moska zyrtare nuk dha asnjë zyrtare, por deklaroi se nuk ka asnjë motiv që të helmonte ish-agjentin Skripal, të cilin para disa vitesh e kishte shpallur tradhëtar. Kryeministrja May, e cila akuzon Rusinë për helmimin, ka paralajmëruar vendosjen e një sërë sanksionesh ndaj Moskës. Për këtë arsye, Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë e Britanisë së Madhe ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së OKB. /

tvklan.al