Komuna e Deçanit ka zhvilluar sot një mbledhje të Shtabit Emergjent, lidhur me situatën e krijuar pas helmimit të më shumë se 2 mijë qytetarëve.

Kreu i Bashkisë së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që të bëhen analiza më të thelluara për ujin e pijshëm në Deçan dhe 12 fshatra.  

Në ketë takim kryetari Ramosaj, bëri të ditur së i është ber kërkesë IKSHP-ja për analizat më të thella të ujit të pijes në Komuna e Deçanit konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi 2000 mijë qytetar janë helmuar”, njofton bashkia.

Kjo kërkesë vjen për të rritur besimin tek qytetarët të cilët duhet të konsumojnë ujin në këtë zonë, pasi tashmë janë të frikësuar për një helmim tjetër.

Lidhur me këtë Ramosaj kërkon që të përfshihen disa institucione si FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, Kuvendi Komunale dhe Ministria e Shëndetësisë./tvklan.al