Helmimi i Navalny, kryeopozitari rus transportohet në Berlin



Helmimi i Navalny, kryeopozitari rus transportohet në Berlin

08:40 22/08/2020

Kreu i opozitës ruse dhe rivali i Presidenti Vladimir Putin, Alexei Navalny është transportuar në Gjermani për trajtim më të specializuar mjekësor.

Navalny është në gjendje kome, pasi dyshohet se u helmua teksa po pinte çaj. Një ditë më parë, mjekët rusë që e mjekuan deklaruan e se nuk ka shenja helmimi në gjakun e Navalny, ndërsa thanë se gjendja e tij është tepër e rëndë për t’u transportuar në spital tjetër.

Mirëpo pa kaluar as 24 orë nga kjo deklaratë, Navalny u nis me avion drejt Berlinit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit janë paguar nga një OJQ gjermane. Kreu i opozitës ruse shoqërohet bashkëshortja e tij.

Mbështetësit e Navalny akuzojnë autoritetet ruse se po fshehin ngjarjen. Alexei Navalny u sëmur teksa po udhëtonte me avion nga Tomsk për në Moskë.

Ai kishte pirë një filxhan çaj në aeroportin e Tomsk përpara fluturimit. Pasi Navalny shfaqi probleme shëndetësore, avioni bëri ulje emergjente në Omsk. /tvklan.al





Të ngjashme