Helmimi i Navalny, Rusia hedh poshtë pretendimet për përfshirjen e Putin



Helmimi i Navalny, Rusia hedh poshtë pretendimet për përfshirjen e Putin

18:08 25/08/2020

Moska zyrtare ka hedhur poshtë akuzat që Presidenti Vladimir Putin të jetë i përfshirë në helmimin e kryeopozitarit rus Alexei Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta dhe nuk duhen marrë parasysh. Sipas tij, mjekët e klinikës gjermane në Berlin u nxituan kur deklaruan se Navalny mund të jetë helmuar.

Një ditë më parë, klinika gjermane deklaroi se Alexei Navalny ka shenja helmimi, por ende nuk është përcaktuar substanca. Kritiku i Presidentit Putin është në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Alexei Navalny u sëmur të enjten e kaluar gjatë fluturimit nga Tomsk për në Moskë. Mbështetësit e tij thonë se helmi i ishte hedhur në një filxhan çaji që Navalny piu në lokalin e aeroportit para nisjes së fluturimit. /tvklan.al




Të ngjashme