Helmimi i qytetarëve në Krujë, ISHP: U shkaktua nga uji, përgjegjësia mbi Ujësjellësin - Tv Klan

Helmimi i qytetarëve në Krujë, ISHP: U shkaktua nga uji, përgjegjësia mbi Ujësjellësin



Helmimi i qytetarëve në Krujë, ISHP: U shkaktua nga uji, përgjegjësia mbi Ujësjellësin

18:39 28/10/2021

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot analizat paraprake të bëra për ujin e pijshëm në Krujë. Në një deklaratë për mediat, nën drejtori i ISHP, Dritan Ulqinjaku, u shpreh se gjatë analizave të bëra në një pikë të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar se epidemia është shkaktuar nga një bakter.

Ulqinaku më tej tha se sot situata është shumë e qetë dhe qytetarët nuk kanë më probleme shëndetësore.

Nga analizat e para nga ISHP në një pikë të Ujësjellësin e Krujës dhe ka rezultuar se ka pasur prezencë të bakterit enterokok. Situata sot që ne flasim është shumë e qetë, pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në urgjencën dhe në spitalin e Krujës. Mendojmë se është një epidemi e shkaktuar nga uji, pas ndotjes së ujërave sipërfaqësor”, tha ai.

Nën drejtori i ISHP tha se mostra për analizat është marrë pas ndërhyrjes së Ujësjellësit të Krujës ku janë dezinfektuar dhe krolifikuar depot.

Kemi konstatuar në një pikë, por mund të themi se rezultatet kanë ardhur pas ndërhyrjes së ujësjellësit të Krujës. Kam bindjen se nuk do të ketë asnjë problem për qytetarët në ditët në vijim”, shtoi Ulqinaku.

 Për këtë situatë nën drejtori i ISHP tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Ujësjellësin e Krujës.

Është një epidemi hidrike dhe besoj se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës, duhet të kishte reaguar në kohë që me trubullirën e parë që është shkaktuar”, tha ai./tvklan.al








Të ngjashme