Helmimi i Sergei dhe Julia Skripal me lëndë kimike në Salisbury në Britaninë e Madhe, çoi në pikën më të ulët marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Por ngjarja shihet me sportivitet në Rusi, ku dy të rinj e kanë kthyer në lojë udhëtimin e dy rusëve Ruslan Boshirov and Aleksandr Petrov, në Britaninë e Madhe.

Loja titullohet “njerëzit tanë në Salisbury”, kushton më pak se 2 Dollarë dhe mund të luhet nga 2 persona. Në tabelën ku zhvillohet loja janë pikturuar disa prej destinacioneve kryesore britanike. Krijuesit e saj thanë për mediat ruse se dëshirojnë t’i japin sfond më të lehtë rusofobisë së ngjallur pas ngjarjes së 4 Marsit të vitit të kaluar.

Tv Klan