Helmimi i vëzhguesve, reagon Vetëvendosje

Posta

Helmimi i vëzhguesve, reagon Vetëvendosje

17:59 13/10/2019

Partia që doli fituese nga zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar të dielën pas helmimit të punonjësve të KQZ.

26 vëzhgues të njësisë së shërbimit të votave në Kosovë u dërguan në spital me simptoma alergjie pasi ranë në kontakt me substanca ende të panjohura, pas hapjes së disa kutive të votimit të ardhura nga Serbia.

Vetëvendosje tha se helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.

Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë. Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Vetëvendosje tha se këto fletëvotime të sjella kundërligjshëm duhet të refuzohen.

Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata. Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi