“Prej 4 ditësh, 120 persona në qytetin e Bulqizës janë paraqitur në urgjencë me shenja helmimi, por institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur shkaktarin. Dyshimet e para janë hedhur mbi ujin e pijshëm, por analizat paraprake kanë rezultuar negative. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon me analizat e thelluara për të dalë në një përfundim.

Edhe pse shumë prej të helmuarve kanë lënë spitalin, këtë të martë janë paraqitur disa raste të reja me po të njëjtat simptoma që kanë kërkuar ndihmë.

Pavarësisht rezultateve të para, Instituti i Shëndetit Publik nuk e përjashton faktin se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm, ndaj edhe vazhdojnë të rekomandojnë që banorët e Bulqizës të mos e përdorin deri në daljen e rezultateve përfundimtare.

Tv Klan