Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka njohuri për serbët, për të cilët është raportuar që janë parë duke lëvizur në afërsi të burimit të ujit në Deçan.
“E kemi analizën e qarkullimit të veturës me targa te Novi-Sadit, por ata nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çka do të thonë”, ka thënë ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth këtyre raportimeve, raporton B92.
Ndryshe ditët e fundit më shumë se 1,500 persona të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi u shfaqën me simptoma të helmimit./klankosova