Helmimi, Thaçi thërret kreun e KQZ-së e kryeprokurorin

Posta

Helmimi, Thaçi thërret kreun e KQZ-së e kryeprokurorin

15:53 14/10/2019

Ekzaminimi i votave nga ekspertë ndërkombëtarë

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, kreun e AKI dhe kryeprokurorin e shtetit nga të cilët është njoftuar për procesin e hetimeve pas dyshimeve se zarfet e ardhura nga Serbia përmbajnë një materie helmuese.

Ekzaminimet e zarfeve do të bëhen bashkë me ekspertë ndërkombëtarë. Sipas një komunikate nga zyra e presidentit,  Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore që rasti të hetohet deri në fund.

KQZ-ja ka vendosur që të mos merren me numërimin e votave të ardhura nga Serbia deri në përfundim të hetimeve dhe pastaj do të dalin me një vendim.

Derisa rreth 15 500 zarfe me vota të tjera të diasporës janë dërguar gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërkohë nga Klinika Infektive në QKUK bëjnë me dije se rezultatet e analizave të të helmuarve do të dalin pas 48 orësh, ndërsa 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë klinikë, në mesin e tyre dy shtatzëna.

Më herët nuk ka pasur raste të tilla që kanë ardhur në gjendje të njëjtë. Është diçka e re. Pacientët do të qëndrojnë në klinikë edhe më tutje.

Por juristi Vigan Qorrolli pa dashur të hyjë në çështjen e dyshimeve për helmime e ka quajtur antikushtetuese dhe antiligjore mënyrën se si votat janë sjellë përmes zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë e jo me postë sikurse ka ndodhur me shqiptarët e diasporës.

Dje gjatë procesit të numërimit të votave të ardhura nga Serbia komisionarët e KQZ-së kanë pasur reaksione alergjike dhe është ndërprerë procesi i numërimit të votave. Disa prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare e disa të tjerë kanë përfunduar në Klinikën Infektive. Pa dëme kanë shpëtuar vëzhguesit, të cilët nuk kanë pasur kontakt fizik me zarfet.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT