Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë janë helmuar gjatë orës së kimisë.

Sipas ABC News, ngjarja ndodhi në laboratorin e shkollës ku po kryheshin detyra praktike për orën e mësimit. Dyshohet se helmimi mund të ketë ndodhur pas hapjes së një sapuni.

Të 11 nxënësit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor pas helmimit. Ata shfaqën simptoma marrje mendsh dhe të vjella. /

tvklan.al