Analizat e ujit dalin në rregull, vijon hetimi

Rreth 35 persona janë paraqitur me simptoma helmimi në 2 ditët e fundit në urgjencën e spitalit të Krujës.  Shenjat kryesore të tyre kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë.

Pas marrjes së ndihmës në spital të sëmurët janë larguar për në banesë. Me marrjen e informacionit janë vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore. Mësohet se bëhet fjalë për banorë vetëm të një lagjeje të qytetit.

Burime zyrtare të ISHP i thanë Tv Klan se kanë marrë 8 mostra të feçeve për analizim të baktereve. Analizat e ujit të pijshëm kanë dalë të pastra, por hetimet për të zbuluar shkakun e helmimit vijojnë. ISHP thotë se ka kontaktuar me personelin e shëndetit publik dhe po e mban nen monitorim situatën.

Tv Klan