Muajit Korrik po i vjen fundi, por duket se po i hap rrugën një Gushti premtues. Astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri lajmëron edhe shenjat që favorizohen më shumë. Ngjarja më kryesore është Hëna e plotë në shenjën e Luanit që do të sjellë gjëra të mira.

Krisanthi Kallojeri: Kjo java e fundit e Korrikut fillon bukur, është një ditë pozitive për biseda, kontakte, kontrata dhe ide të reja krijuese të cilat do të na ndihmojnë në zhvillim. Kemi dhe ndihmën e fatit sot, por kërkohet pak kujdes se mungesa e kujdesit mund të na udhëheqë në gabime. Kryesorja për këtë javë është Hëna e re në shenjën e Luanit.

Një Hënë e re shumë premtuese sepse ka një lidhje harmonike me Jupiterin, planetin i cili është i lidhur me fatin, zhvillimin, lulëzimin dhe do të pritet që të sjellë vetëm gjëra të mira dhe pozitive. Kush do të përfitojë nga kjo situatë? Luani, Dashi, Ujori, Shigjetari, shenjat e zjarrit dhe njëkohësisht Demi, Akrepi, por këta që janë të lindur në 10-ditëshin e parë të shenjës./tvklan.al