Kjo javë nis me ndikimin e hënës së re në Akrep për shenjat e zodiakut. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri njofton se jemi gati për të ndërmarrë ndryshime të mëdha, por këto të fundit mund edhe të aplikohen nga të tjerët drejt nesh.

Hëna zhvillohet në shenjën e Akrepit i cili karakterizohet nga strategjia ndaj edhe në planet që duam të realizojmë nevojitet që të hartojmë një të tillë. Përpiquni që ndryshimet t’i kryeni pas kësaj jave sepse kalon ndikimi më i madh i hënës së re. Astrologia shton se nuk përjashtohen ndarjet apo konfliktet, por duhet ruajtur gjakftohtësia.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi thënë që në Tetor me eklipsin në 13 Nëntor është një datë e rëndësishme. Sot kemi zhvillimin e hënës së re në shenjën e Akrepit ku ky fillimi ri mund të bëhet përmes ndryshimeve të mëdha që mund t’i realizojmë ne, të marrim iniciativa por mund të bëhen edhe të detyruara si ndikim i të tjerëve që marrin të tjerët për ne ose si ndikim i faktorëve të jashtëm.

Kjo hënë e re është shumë dinamike pasi bën aspekt me pothuajse të gjithë planetët që lëvizin ngadalë, jo me këta të përditshmit që ndërrojnë gjithmonë vend dhe grada në ciklin zodiak. Nëse këto ndryshimet i bëjmë ne tregon se duhet të ndërmarrim një iniciativë të madhe. Pikërisht këtu kërkohet kujdes, të marrim iniciativa që janë në përmasat tona dhe që nuk do të na nxjerrin jashtë planeve ose asaj që kemi menduar të arrijmë. Ne mund të kemi parasysh diçka të madhe, të arrijmë deri në njëfarë vendi dhe të na nxjerrë jashtë dhe nga momenti ku gjendemi në këtë fazë. Mund të lëmë përgjysmë projektin dhe të kemi humbje të tjera.

Nëse jemi të ftuar të marrim një iniciativë të madhe dhe sidomos nëse përbën risk, të kemi plane të qarta në kokë dhe një strategji. Hëna e re është në Akrep kështu që pika kryesore është strategjia, kemi një plan por duhet të kemi edhe një strategji për ta realizuar këtë fillimin e ri. Njëkohësisht është një hënë e re që mund të na bëjë të përjetojë ndarje, ndryshime, fenomene natyrore, dalje nga zona e rehatisë.

Në të gjitha këto do të kemi ndihmë e mbështetje për ta përballuar, por kur diçka të vjen papritur e të befason, është pak e vështirë në fillim që të përshtatesh ndaj kërkohet të jemi sa më të qetë e gjakftohtë. Nëse na rrëshqet diçka nga dora, nuk duhet të shpërthejmë, të marrim flakë, të krijojmë konflikte sepse do jetë e vështirë për t’u korrigjuar. Hëna e re do të ndikojë deri në hënën tjetër më 13 Dhjetor në Shigjetar.

Mos bëni menjëherë fillime të reja, prisni të kalojë një javë sepse cikli i hënës është 29 ditë. Pasi kalon java e parë, arrin çereku i hënës së re dhe mund të vendosim në funksion planet dhe veprimtarinë tonë. Dinamizmin e kësaj hëne të re do ta ndiejmë deri më 20-21 Nëntor dhe një fillim i ri arrin pikën kulminante në hënën e plotë që do të jetë më 27 Nëntor. Edhe hëna e plotë ka vështirësitë e saj ndaj jini parashikues që sot./tvklan.al