Sateliti i vetëm natyror i Tokës, Hëna është duke u zvogëluar për shkak të përplasjes së pllakave tektonike që shkaktojnë tërmet. Ky është konkluzioni i një studimi të ri, sipas të cilit, tërmetet po e rrudhosin hënën duke krijuar shkëmbinj që ngjasojnë si shkallë. Për herë të parë ato u zbuluan 50 vjet më parë. NASA planifikon që të shkojë përsëri në Hënë në vitet e ardhshme, por ky zbulim i ri mund të përshpejtojë planet e tyre.

Studiuesi Nicholas Schmerr i Universitetit të Maryland në SHBA, tha se studimet u bazuan mbi numrin e tërmeteve të regjistruara nga Apollo para 50 vitesh dhe nga fotografimet e viteve të fundit. Pamjet filmike kanë identifikuar mijëra shkëmbinj të formuar në mënyrë të çuditshme. Një analizë e vitit 2010 zbuloi se ato ishin formuar jo më shumë se 1 miliard vjet më parë.

Ndërsa zbulimet e fundit sugjerojnë se Hëna po bëhet gjithnjë e më e vogël për shkak të aktivitetit sizmik. Tërmeti i fundit në Hënë i regjistruar nga aparaturat e Apollo është shënuar në vitin 1977. Por, sipas studiuesve, ka shumë gjasa që edhe sot në Hënë të ketë aktivitet sizmik.

/tvklan.al