Qeveria shqiptare nuk ka arritur ende të bindë koncesionarin e aeroporit të Rinasit për t’i hequr ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Dy ministrat e ngarkuar me bisedimet kanë deklaruar disa herë se janë pranë firmosjes së marrëveshjes. Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto vazhdojnë ta përsërisin këtë, ashtu si 8 muaj më parë kur në muajin maj, deklaruan se marreveshja do të arrihej brenda 2 javësh.

Marrëveshja e re, nëse do të arrihet, do t’i hapë rrugën ndërtimit dhe vënies në funksion edhe aeroporteve të tjera në Shqipëri, përfshirë atë të Kukësit.

Ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare koncesionarit të Rinasit është konsideruar si shkaku kryesor i faktit që shqiptarët udhëtojnë me biletat me të shtrenjta në rajon dhe Europë. Po për këtë arsye, Shqipëria ka mbetur i vetmi vend në rajon që nuk ofron shërbimin e fluturimeve “loë cost”, që u mundëson qytetarëve të udhëtojne me çmime shumë të lira.

TV Klan