keshilli_mandateve

Këshilli i Rregullores do të mblidhet pasdite për të diskutuar mbi mandatin e Deputetit Mark Frroku, i cili prej më shumë se 6 muajsh mungon në punimet e Kuvendit, për shkak se ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mbledhja vjen pas kërkesës së bërë nga Partia Demokratike, e cila iu drejtua Kuvendit me një shkresë, për të konstatuar mbarimin e mandatit të deputetëve Frroku e Ndoka.

Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, se çdo vonesë e mëtejshme në trajtimin e kësaj çështje, do ta vendoste Kuvendin e Shqipërisë në kushte anti – kushtetuetshmërie.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda në qytetin belg të Nivelles, shtyu pa afat procesin në ngarkim të Deputetit shqiptar, Mark Frroku, i vënë nën akuzë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, në 5 Mars të vitit 1999.

Tv Klan