Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i ka bërë sërish thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar nga programet e IPARD. Gjatë një vizite në një fermë që kultivon manaferra në Krutje të Lushnjes, Çuçi u ndal tek politikat fiskale të ndjekura nga qeveria deri më tani në fushën e bujqësisë, të cilat sipas tij, kanë dhënë efekte pozitive duke ulur kostot për fermerët.

“Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruese ka sjellë disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Ndryshimi që ne bëmë për t’i certifikuar të gjithë sipas vendit të origjinës ka rezultuar shumë efikas, për të rritur në finale sigurinë ushqimore për konsumatorët. Ka rritur gjurmueshmërinë dhe kontrollin”.

Manaferrat që kultivohen në këtë zonë shiten kryesisht në tregun vendas.

Klan Plus