Hermes sjell koleksionin, “Një zhurmë në shkretëtirë”

Hermes sjell koleksionin, “Një zhurmë në shkretëtirë”

23:58 02/10/2022

Fustanet e mëndafsha me ngjyra të ndezura si dhe veshjet e lëkurës dominuan pasarelën në Javën e Modës në Paris

Drejtoresha artistike e Hermes çeli koleksionin e saj “Pranverë-Verë 2023”, duke sjell veshje me ritme tekno dhe një përzierje ngjyrash.

“Një zhurmë në shkretëtirë”, ishte tema e këtij koleksioni që dominoi në Javën e Modës në Paris. Publiku ishte ulur mbi duna rëre  në formë të bardhë që u gjallërua me ngjyra  kur filloi shfaqja.

Modelet sollën veshje klasike, këmishë dhe pantallona prej lëkure të zbehtë, ngjyrë kafe, pjesa e sipërme me jakë dhe mëngë të gjera, ndërsa këmbët e pantallonave ishin të shtrënguara butësisht në fund.

Jo vetëm kaq, por ngjyra e kuqe si dhe vishnje e errët dominoi në pasarelë. Koleksioni kishte gjithashtu fustane të mëndafshta portokalli dhe rozë, veshje të punuara nga lëkura dhe printime grafike me të zezë.

Aksesorët nuk mungonin duke përmendur këtu edhe jelek lëkure minimalist i stilit ushtarak dhe çanta të holla shpine. Të famshëm kanë vërshuar kryeqytetin francez për Javën e Modës në Paris, e cila përfundon më 4 tetor, dhe ka shënuar rikthimin gjithëpërfshirës të industrisë së modes pas pandemisë. Shtëpia italiane e modës Valentino prezantoi koleksionin e tij, ndërsa Chanel dhe Louis Vuitton doli në pistë të martën e kaluar.

Klan News





Të ngjashme