Ky është heroi i ditës. Një punonjës i bashkisë së Stambollit me emrin Metin, bëri gjithçka për të shpëtuar një kotele që ishte marrë përpara nga ujërat që pushtuan rrugët në Pendik, pas reshjeve të dendura të shiut.

Punonjësi nxori kotelen nga uji e nuk ngurroi t’i japë as frymëmarrje artificiale për ta rikthyer në jetë. Me të parë shenja jete, ai vazhdoi t’i bënte masazh dhe e mbështolli me peshqir.

Më pas kotelja e vogël u dërgua tek veterineri, ndërsa veprimi i punonjësit të bashkisë u përfol gjerësisht në rrjetet sociale, ku punonjësi u cilësua si hero.

Gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde nga dëshmitarët okularë ndërsa video është publikuar nga agjencia e lajmeve “DHA”. /tvklan.al