Nuk di të thotë se i sati rol është që luan në teatër, por Richard Hannay në veprën “39 Hapat”  është personazhi që Neritan Liçajn e sprovoi në përgatitjen fizike.

Një sprovë e cila mbante edhe peshën e një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak pak ditë para se të niste provat për shfaqjen e cila ishte premierë ballkanike.

Ashtu siç Richard Hannay që për asnjë çast nuk iu dorëzua të keqes, akuzës së padrejtë për vrasjen e Annabella Schmidit, një spiune që pretendon se është në dijeni të një komploti për vjedhjen e sekreteve të ushtrisë britanike edhe Neritan Liçaj është ndër të paktë aktorë që fjalën nuk e ka vetëm ekskluzivitet të skenës.

Richard Hannay dhe “39 Hapat” e tij, vepra e ekranizuar nga Alfred Hitchcock vazhdon shfaqjet në teatrin “Metropol” që do të jetë edhe roli i fundit për këtë sezon për aktorin që së shpejti do ta shohim edhe në kinema me një film të Besnik Bishës.

Tv Klan